Rama: Gati projekti për ujësjellësin e Shirokës, bashkia e Shkodrës nuk na jep lejen

Rama: Gati projekti për ujësjellësin e Shirokës, bashkia e

Kryeministri njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama gjatë takimit me bizneset në Shirokë, vuri theksin te pengesa që bashkia Shkodër u bënë projekteve të qeverisë dhe kryesisht ujësjellësit në Shirokë.

Në fjalën e tij Rama tha se është bërë gati projektin e ujësjellësi, janë bërë tenderat edhe të Shirokës edhe të Zogajt dhe është lidhur kontratë për të filluar punën bashkia nuk na jep lejen. 

“Pra jo mua, jo Partisë Socialiste, se ne si me lejen e bashkisë së Shkodrës si pa lejen ne jemi në pushtet dhe do të jemi në pushtet. Nuk jep lejen që të vijë ujë. Ujë, sa mua më rezulton jo vetëm që shkon në çezmat e të gjithëve përfshi edhe demokratët, por mua nuk më rezulton se demokratët kur pinë ujë e duan blu. Unë e di e duan pa ngjyrë, të pastër e të pijshëm. Ndërsa bashkia e Shkodrës preferon që demokratët dhe socialistët të kenë etjen blu, ujë jo”, theksoi Rama.

Në vijim Rama shtoi se kjo është mesjeta e thellë në mendjen e atyre që drejtojnë sot.

“Më thonë mua mos kërcëno që nuk do e mbështesësh Shkodrën apo cilëndo bashki që fitojnë ata të tjerët. Unë nuk po kërcënojë se nuk po e mbështes, por unë nuk e mbështes dot. Ana tjetër thotë diçka tjetër, që kudo ku ne kemi pas mundësi të bëjmë punë për Shkodrën që nuk kanë qenë në dorën e bashkisë ne kemi bërë dhe bashkia na ka penguar sa ka mundur. Rrugë Shkodër-Velipojë e bëmë. Është rruga që na ka marrë më shumë kohë nga të gjitha rrugë se na kanë penguar për letrat e shpronësimeve”, tha ai.

EMISIONET