Rama sulmon kundërshtarin e Sakos: Durrësit si duhet kukull, e pamundur të ndryshojë drejtimin

Rama sulmon kundërshtarin e Sakos: Durrësit si duhet kukull, e

Durrësi ishte ndalesa e sotme e kryesocialistit Edi Rama për tqë mbjellë pemë por edhe për të prezantuar kandidaten për bashkinë e cila kërkon një mandat të dytë në menaxhimin e qytetit.

Rama sulmoi kundërshtarët e tij politikë Berisha-Meta, ndërsa kandidatit Cara ju referua si kukull e tyre.

Edi Rama: Përfytyroni se çfarë kurajo dhe pafytyrësie duhet për të ardhur këtu dhe për të kërkuar votën e qytetarëve të Durrësit për ta kthyer Durrësin mbrapa, aq mbrapa sa të kthehet në një qytet ku vendosin dy hije të së kaluarës përmes një kululle që kanë sjellë këtu, nuk kam asgjë me kukullën por Durrësit nuk i duhet një kukull për të lozur me fatin dhe të ardhmen e vet por të vazhdojë këtë rrugë vetëm përpara sëbashku duke ndihmuar dhe atë pjesë të politikës, atë pesë të përballjes së skenës politike që të lehtësohet nga barra e të shkuarës, të pastrohet, reformohet të vijë në vete dhe pastaj të bëhet gati për të garuar me ne.

Ne jemi në garë me kohën, jemi në garë për të ardhmen, për të zgjidhur sa më shumë probleme, për të qarë sa më shumë halle dhe për të bërë sa më shumë punë. Nuk jemi në garë me ata të cilët për hallet perspnale duan të marrin peng sa më shumë bashki, Shqipëri, për të krijuar imunitet për vete për problemet që kanë me drejtësinë dhe të shkuarën. Kjo nuk është e mundur. Është e pamundur që Durrësi ta çojë nëpër mend se mund të kthejë drejtimin dhe mund ti lërë rrugës gjithë këto gjëra të mëdha që janë nisur tanimë për tu futur në një cep të errët të historisë së këtij vendi. Jam i bindur që kjo nuk do të ndodhë.

edi rama durrës zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET