Berisha publikon spotin e hapjes së fushatës: Më 15 prill hajdeni të gjithë në stadium!
Berisha publikon spotin e hapjes së fushatës: Më 15 prill hajdeni të gjithë në stadium!
Kjo është video promovuese e hapjes së fushatës së koalicionit bashkë fitojmë në stadiumin “Air Albania” në 15 prill ora 12:00.
Videoja tregon një rrugëtim qysh nga nisja e foltores, kuvendi kombëtar i 11 dhjetorit, zgjedhjet e 6 marsit, zgjedhja e Berishës kryetar dhe deri tek primaret.
Berisha fton të gjithë demokratët dhe simpatizantët që të bashkohen në këtë tubim hapës të fushatës së koalicionit “Bashkë fitojmë”.
Pritet që në këtë tubim hapës të jenë edhe 61 kandidatët e bashkive të dalë nga primaret, po ashtu edhe dy liderat Berisha e Meta.