Rama në Vlorë për inspektim: Punimet për tunelin e Llogarasë përfundojnë vitin e ardhshëm

Kryeministri Edi Rama ka zbarkuar në qytetin e Vlorës ku ka inspektuar Spitalin Rajonal të Vlorës dhe përfundimin e gërmimeve të tunelit të Llogarasë. Gjatë inspektimeve, Rama u shpreh se punimet pritet të përfundojnë plotësisht në 1 qershor.

Kryeministri Rama ka zbarkuar në qytetin e Vlorës këtë të hënë ku ishte i pranishëm edhe në inspektimet e Spitalit Rajonal të Vlorës.

Ministrja Manastirliu shpjegoi dhe investimet e bëra.

Më herët Kryeministri mori pjesë edhe në hapjen e tunelit të Llogarasë, teksa u shpreh se shpreson që punimet të përfundojnë në qershor të vitit të ardhshëm.

"Përfundojnë me një moment emocionues për të gjithë skuadrat e angazhuara, gërmimet e tunelit të Llogorasë, i cili tanimë është i hapur në krejt gjatësinë e vet, falë përmbylljes së procesit më të vështirë për ndërtimin e kësaj vepre infrastrukturore, që do të shkurtojë konsiderueshëm kohën e udhëtimit drejt Jonit, duke rritur njëkohësisht standardet e sigurisë rrugore. Kjo është një punë e bërë në kohë rekord që do të pasohet tani me proceset e tjera, deri në përfundimin e plotë të të gjithë veprës, shpresojmë në 1 qershor të vitit të ardhshëm”.

Në dhjetor të vitit të kaluar, kryeministri, Edi Rama bëri me dije se gërmimet do të përfundonin në fillim të këtij viti ndërsa ky investim kushton afro 140 milionë euro.

EMISIONET