Vdiq pas abortit, çfarë pretendojnë mjekët. Viktima ishte nënë e dy fëmijëve
34-vjeçarja, Etleva Çullhaj, humbi jetën një ditë më parë pak orë pasi kishte abortuar një fëmijë në maternitetin e Elbasanit.
Burime bëjnë me dije se viktima, banuese në lagjen “5 Maji” të Elbasanit ishte nënë e dy fëmijëve të tjerë dhe do bëhej nënë për herë të tretë.
Mësohet se ajo kishte shkuar bashkë me dy vajza për abort. Sapo ka mbaruar abortin ka kërkuar të iki nga spitali. Ajo është rikthyer prapë rreth orës 12 të natës në spotal por bluzat e bardha nuk kanë mundur ta shpëtojnë.
Çfarë pretendojnë mjekët
Pretendimet e spitalit janë që pacientja ka ardhur me shtatzëni të dëmtuar, fëmija ka qenë i pajetë, ndaj është bërë procedura e abortit. Pacientes i është kërkuar të qëndrojë në spital pas ndërhyrjes, por ajo ka kërkuar të largohet dhe është larguar. Disa orë më pas ka pasur përkeqësim të shëndetit duke pësuar komplikacionet që i morën jetën.
Spitali nuk prononcohet tani, në pritje të përcaktimit të shkakut të vdekjes nga ekspertiza mjekoligjore.
Dy mjekët e spitalit të Elbasanit, Arben Paralloi dhe Behar Gjevori janë vënë nën hetim lidhur me këtë rast.
Ekspertiza
Paraprakisht ekspertiza ka nxjerrë rezultatet që vdekja e 34-vjeçares është shkaktuar si pasojë e tromboemboli, thënë ndryshe mpiksje gjaku.
Mjeku gjinekolog si dhe ai reanimator janë shoqëruar në 12 të natës në polici por janë lënë të lirë pas ekspertizës.
Nënë e dy fëmijëve, viktima prej kohësh punonte në Elbasan ku merrte lokale të vogla me qeira.
Trupi i saj është transportuar në Baldushk të Tiranës ku edhe banonin prindërit e saj ku edhe do të përcillet për në banesën e fundit.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.