Rama në hetim nga SHBA për "McGonigal"? Kraja: Turp diplomatik që duhet ta nxisë të japë dorëheqjen

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ripërsëriti sot se Rama dhe qeveria e tij janë nën hetim në SHBA në kuadër të dosjes "McGonigal".

Akil Kraja, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, i ftuar në Rtv Ora thotë se ky është një turp diplomatik, i cili duhet ta nxisë Edi Ramën të japë dorëheqjen.

"Kryeministria është në hetim dhe ky është turpi diplomatik i cili duhet ta nxisë Edi Ramën të japë dorëheqjen. Nuk të kemi një kryeministër që është në hetim nga partneri kryesor i vendit, që është SHBA".

Duke cituar dosjen e prokurorisë amerikane, ai tha se Kryeministri është përfshirë në shëmbime jo të ligjshme në dëm të PD, të sovranitetit të brendshëm të vendit duke tjetërsuar, duke abuzuar, duke shkelur mirëbesimin nga një përfaqësues i FBI.

"Këtu nuk ka më shtet. Ky është një turp, një akt flagrant  që tregon se për Edi Ramën e mira publike është një plaçkë për tu shitur si një treg i mallrave të përdorura. Ndërkohë që flasim për faktor rus, oligarkë rus që mesa duket kanë furnizuar me armë luftën në Ukrainë kundër popullit ukrainas.Ky është një realitet që ka erë tradhëti, abuzim me të mirën publike, me marrëdhënien historike Shqipëri-Amerikë.

Nëse ne pranojmë që Edi Rama të jetë kryeministri, fytyra, vlerat projektuese të shtetit shqiptar ne nuk jemi më Republikë bananesh por një narkoshtet zyrtarisht i korruptueshëm.Në dokumentin që u publikua nga gjykata amerikane shkruhet se materiali i cili ka goditur PD ka dalë nga zyra e Edi Ramës dhe agjenti 1, zoti Neza, ka qenë përcjellës informacioni te McGonigal. Këtu lidhen faktorët e pagesave, udhëtimet e padeklaruara në Vjenë".

Pas grupimit të Sali Berishës edhe grupimi i Enkelejd Alibeajt dorëzoi sot në KQZ listën e plotë të istën e plotë të anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ për zgjedhjet vendore.

Kraja thotë se cilido demokrat që zgjedh të bëjë lojën e Edi Ramës do të rrëzohet bashkë me të.

"Nuk besoj që zoti Alibeaj është zonja Kaprata. Uroj të mbyllet me kaq dhe jam i bindur që së shpejti do ti thërrasin mendjes të gjithë deputetët e PD për tu bashkuar në një mision unik, të vetëm, largimin i Edi Ramës. Nëse ndohnjëri kërkon të luajë lojën e Edi Ramës ta luajën në fushën e Edi Ramës, do të rrëzohet edhe ai me të".

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

agjenti i fbi edi rama charles mcgonigal akil kraja

EMISIONET