Kryetari i PD-së Sali Berisha takon Ilir Metën për “McGonigal” dhe zgjedhjet vendore

Sali Berisha e nisi javën me Ilir Metën në selinë blu. Çështja e zyrtarit të FBI-së dhe zgjedhjet e 14 majit ishin tema diskutimi, zbuloi kryetari i Partisë së Lirisë.

"Protestat dhe zgjedhjet do ti japin fund këtij regjimi të korruptuar në çdo qelizë të tij, që është një kërcënim jo vetëm për vendin tonë, për arsye se paratë që duhet të shkonin për të rritur rrogat dhe pensionet e shqiptarëve shkojnë për të blerë McGonigalët, Rosinët etj si ai që keni parë shpesh nëpër media të përdoren kundër demoracisë."

Sali Berisha pak minuta më vonë shigjetoi edhe ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, kur theksoi se për pesë ditë Rama nuk reagoi për atë qe e quajti skandal.

"Edi Rama u zhduk 5 ditë me kodin e heshtjes. Burime plotësisht të besueshme më kanë informuar se në heshtjen e Edi Ramës një rol të veçantë ka Guvernatorja Yuri Kim, e cila i ka kërkuar atij të mos bëjë asnjë deklaratë.Komentet për këtë ngjarje janë përvëluese, për ata që janë të implikuar në të. Në llojin e saj Ambasadorja është një McGonigal".

Përsëriti qëndrimin se Rama dhe qeveria e tij janë nën hetim në SHBA.

"Edi Rama me vendim të gjykatës së SHBA-ve është në hetim total. Ky dokument që fakton në SHBA për të nisur hetimin për Edi Ramën, qeverinë shqiptare."

Duke deklaruar se ka dokumente origjinale, Berisha thekson se pjesë të kabinetit Rama kanë kërkuar të lënë detyrën.

"Ka ministra të cilët kanë paraqitur dorëheqje për shkak të kontakteve që ata kanë pasur me McGonigal".

Damian Gjiknurin e akuzoi se ka lidhje të forta me rusët.

"Nëse bëhet fjalë për zëdhënës të hapur të interesave ruse në Shqipëri, ky është Damian Gjiknuri. Gjykata rrëzoi e një vendim të drejtë tenderin që ju dha kompanive ruse në tre zona për shpim nafte në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit."

Ndërsa i qëndron deklaratës për hetimin e Ramës, Berisha akuzoi edhe kryebashkiakun e Tiraës Erion Veliaj për takime sekrete të zhvilluara së fundmi.

"Erion Veliaj kreu një udhëtim të fshehtë. Është në tavë. Shkoi për të dëshmuar, apo për një arsye tjetër, atë ta sqarojë hetimi, por ky pushtet është i kalbur dhe duhet të ikë një ditë e më parë”, tha Berisha.

Protestat kundër Ramës i cilëson si cunami, por në mënyrë të prerë shprehet se Partia Demokratike do të marrë pjesë në votimet e 14 majit.

agjenti i fbi ilir meta

EMISIONET