Rama në Elbasan dhe Kavajë: Ju honksha zemrën, vetëm përpara

Partia Socialiste mbylli fushatën në Elbasan në një takim ku Edi Rama kërkoi mbështetje me votë në zgjedhjet e 14 majit që Gledian Llatja të vijojë drejtimin e bashkisë për të dytin mandat.

"Për tu shërbyer katër vite por këto janë dhe zgjedhje që për arsye të atyre që duan të na zënë rrugën me çdo kusht."

Me afrimin e datës së zgjedhjeve ka ashpërsuar gjuhën ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Nga Elbasani tha se drejtësia nuk do ti harrojë.

"Non grata bashkë me florinin do të shohin se do tu zvogëlohet rrethi i ambicies por edhe drejtësia vonon por nuk harron."

Ndërsa nga Kavaja, që tha se është transformuar nga socialistët, kërkoi votë për Redjan Kralin.

Kryesocialisti tha se bashkia nuk duhet të kthehet në duart e atyre që sipas tij e kanë mbajtur peng.

"Duan të marrin Kavajën prapë mbrapa."

Rama tha se me 14 maj ndërkombëtarët do të numërojnë votat për të parë sesa shqiptarët e kanë kuptuar vendimin për shpalljen non grata të Sali Berishës.

"Si dreqin akoma këta shqiptarët nuk e kuptojnë se kjo nuk është një çështje personale por shumë më e thellë."

Vota e 14 majit sipas Edi Ramës nuk është betejë mes qeverisë e opozitës, por mes të ardhmes e të shkuarës.

zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET