Konferenca e IX Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama në Bruksel/ Sot pritet mbyllja e negociatave për tre kapituj, ja AGJENDA

Konferenca e IX Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama në Bruksel/ Sot

Shqipëria zhvillon sot në Bruksel Konferencën e IX Ndërqeveritare me Bashkimin Europian, një takim i rëndësishëm në kuadër të negociatave për anëtarësim në familjen europiane.

Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni zyrtar shqiptar do të marrin pjesë në këtë takim, ku pritet të bëhet një tjetër hap përpara në procesin e integrimit.

Konferenca do të nisë në orën 19:00, ndërsa më pas do të zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp.

Në fokus të takimit është mbyllja e negociatave për tre kapituj të rëndësishëm: Kapitulli 25 për Kërkimin Shkencor, Kapitulli 26 për Arsimin dhe Kulturën, si dhe Kapitulli 31 për Marrëdhëniet me Jashtë.

Mbyllja e këtyre kapitujve do të shënojë një tjetër zhvillim në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, duke reflektuar përparimin në procesin e përafrimit me standardet dhe politikat europiane.

Procesi i negociatave për anëtarësim vijon me hapjen dhe përfundimin gradual të kapitujve të ndryshëm, ku çdo fushë kërkon përmbushjen e kritereve dhe reformave të përcaktuara nga Bashkimi Europian.

EMISIONET