Rama mbron 5 mijë lekëshin e pensionistëve: Ndalesat në Kodin Zgjedhor janë për zgjedhjet politike
Kryeministri Rama ka mbrojtur sërish shpërblimin ndaj pensionistëve duke deklaruar se nuk ka ka lidhje me zgjedhjet vendore.
Ndërkohë ai deklaron se nuk është as në shkelje të Kodit Zgjedhor, pasi neni që ndalon rritjen e pagave 4 muaj para zgjedhjeve lidhet me zgjedhjet politike dhe jo vendore.
"Analfabetizmi politik është ku e ku më i keq se sa analfabetizmi real apo ai funksional! Neni që ndalon rritjen e pagave 4 muaj para zgjedhjeve lidhet me zgjedhjet politike, ku flitet për periudhën para krijimit të qeverisë së re. Leximin me zë ua bëjnë pensionistët në 14 maj" shkruan Rama.
Kryeministri Edi Rama informoi sot se pensionistët do të marrin 5 mijë lekë shtesë bashkë me pensionin e ardhshëm, nga fondi i mbledhur nga taksa e jashtëzakonshme mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë.