Kurti e Vuçiç bashkë në Bratislavë, a do të ketë një takim për të sheshuar tensionet në Kosovës? Rama: Ushtria serbe ka 0 fuqi në kufi

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm sot në një takim që po mbahet në Bratislavë të Sllovakisë, ku është duke u diskutuar në lidhje me sigurinë e Ballkanit.

Në këtë forum është i pranishëm dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti si dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçic.

Mes tyre u tentua që të organizohej një takim nga i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Kurti ka mbërritur në Bratislavë, për të marrë pjesë në konferencën për sigurinë globale, “Globsec”, edhe pse më herët prania e tij në këtë ngjarje ishte në dyshim për shkak të zhvillimeve në veri të Kosovës.

Samiti i “Globsec” u diskutua një ditë më parë se mund të ishte një vendtakim mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç, i ndërmjetësuar nga BE për të ulur tensionet, por lideri serb refuzoi pjesëmarrjen.

Kurti e Vuçiç bashkë në Bratislavë, a do të

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, SH.T. Albini Kurti, ka mbërritur në Forumin #GLOBSEC2023 në Bratislavë. Dëgjojeni atë më vonë këtë mëngjes në një bisedë me titull: Në qendër të vëmendjes: Ardhmëria e Kosovës”, thuhet në njoftimin e “Globsec”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, bëhet me dije se kreu i qeverisë së Kosovës pritet të marrë pjesë në diskutimet që do të mbahen në këtë konferencë në lidhje me të ardhmen e Kosovës.

Ndërkohë që raportohet se i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak është ende duke bërë përpjekje që të organizojë një takim ad-hoc mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë gjatë punimeve të kësaj konference.

Nga ana e tij, në punimet e këtij furimi kryeministri Edi Rama komentoi mobilizimin e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, dërgimi i ushtrisë në kufi me Kosovën ka zero fuqi.

“Kjo është shfaqja më e pabesueshme e politikës së brendshme. Se ushtria serbe në kufi të Kosovës ka fuqi 0. Çfarë mund të bëjë, asgjë? Ka të bëjë vetëm me politikën e brendshme”, tha Rama.

EMISIONET