Rama e quajti parlamentin Kopsht Zoologjik, Vasili: Nga mbrëmë nuk është më Kryeministër, duhet ta shkulim nga karrigia
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka bindjen se qytetarët do ti përgjigjen masivisht opozitës me 11 shkurt në protestën kundër kryeministrit Rama.
Në një intervistë për Rtv Ora me gazetaren Lili Saraçi, ai tha se manifestimi i të shtunës i paraprin ndryshimeve të mëdha në vend.
"Në 11 shkurt do të ketë një protestë të jashtëzakonshme, e cila do të shënjojë gjëra mjaft të rëndësishme dhe ndryshime të mëdha në këtë vend. Nuk ka më shqiptarë të majtë dhe të djathtë. O do të kemi një kryeministër të ndershëm ose një mafioz. Amerikanët e kanë marrë vendimin e tyre, kudo që shohin politikanë mafiozë do ti dënojnë me gjithë ashpërsinë e ligjit. Shqipëria ka një kryeministër mafioz dhe hajdut. Gara elektorale patjetër, secili është legjitim në preferencat e tij por ky mafioz nuk mund të rrijë më në karrige. Nuk njeh parlamentin. Me fuqinë e parlamentarizmit, të një proteste sdhumë të fortë, shumë këmbëngulëse ta shkulim këtë njeri që ka deklaruar se unë jam shkarkuar, hajde më hiqni. Ka mbaruar kjo punë e tij".
Duke komentuar deklarata e një dite më parë të kryeministrit në media për lidhjet e tij me ish-zyrtarin e FBI nën hetim në SHBA, Vasili tha se "duke e quajtur Parlamentin Park Zoologjik përfundimisht Edi Rama ka pohuar publikisht vetëshkarkimin e tij. Nga mbrëmë Rama nuk është më kryemninistër i Shqipërisë sepse ai votëbesohet me vulën e parlamentit dhe jep llogari në parlament. Është detyrim kushtetues i pakapërcyeshëm nga asnjë njeri. Ai i ka mbyllur problemet e tij me përfaqësimin shtetëror".
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.