"Dorëheqja është detyrim"/ Opozita publikon sloganin e protestës së 11 shkurtit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2023, 12:46

Partia Demokratike ka thirrur më 11 shkurt një protestë kundër qeverisë, duke kërkuar kështu largimin e kryeministrit Edi Rama, kjo edhe pas skandalit me me aferën McGonigal.
Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka zbuluar në Facebook edhe sloganin e protestës: “…Dorëheqja është detyrim”.
“Ju ftojmë të bashkoheni, më 11 Shkurt ora 12:00, t’i dalim zot Shqipërisë, pluralizimit, votës së lirë, demokracisë”, thuhet në sloganin që ka publikuar deputetja e PD.

