Rama e "gjen" derën e Kuvendit, pritet me fishkëllima bilbilash nga opozita
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2023, 15:36
Pas një mungesë të gjatë në seancat plenare, kryeminstri Edi Rama u shfaq pasditen e kësaj të enjte në sallën e Kuvendit.
Mikpritja nga opozita nuk i mungoi, me foltoren e bllokuar dhe fishkëllimat e bilbilave.
Ndërkohë që në seancë po diskutohet kërkesa e PD për shkarkimin e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla për shkeljen e rregullores.
Rama kishte shmangur në vijimësi përballjen me opozitën në Kuvend që pas shpërthimit të skandalit me zyrtarin e FBI, McGonigal.
Më herët gjatë ditës opozita protestoi para Kuvendit.