Erion Braçe: Spaho theu rekordin, ka 4 orë që i bie bilbilit, po si s'e zëvendësoi një nga ju

Deputeti i PD-së Edmond Spaho ka shoqëruar të gjitha diskutimet sot me rënien e bilbilit në sfond.

Edhe pse iu bë vërejtje dhe u përjashtua nga seanca ai nuk e ndalon rënien e bilbilit.

Erion Braçe e përgëzoi në fakt duke i thënë se kishte plot 4 orë që i binte bilbilit pa pushim megjithatë me ironi pyeti se si nuk e zëvendësuan kolegët e tij.

"Sinqerisht është një rekord Guinnes që do ti ngeli emri me gërma të arta për një akt të tillë që nuk mbaron. Jam shumë i bindur me fuqinë që ka do të vazhdojë ti bjeri edhe 10 herë më shumë sesa ci ka rënë sot. Keqardhje kam për dy gjëra. Si ka mundësi që nuk e zëvendësoi  asnjëri nga ju? E bën robi një sakrificë për kolegun që ka në krah. E merr bilbilin dhe i bie vetë," tha ai.

EMISIONET