Rama analizë me grupin e PS/ Integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec në fokur të diskutimit (AGJENDA)

Rama analizë me grupin e PS/ Integrimi në BE dhe investimi në

Partia Socialiste  mbledh sot, më 20 qershor, Grupin e saj Parlamentar në një takim të zgjeruar, ku në qendër të diskutimeve do të jenë zhvillimet më të fundit politike dhe organizimi i punës së grupit për periudhën në vijim.

Mbledhja është planifikuar të zhvillohet në “Pallatin e Brigadave”, duke nisur nga ora 10:00. Takimin do ta çelë kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ndërsa më pas do t’i drejtohet të pranishmëve kryetari i Partisë Socialiste dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas axhendës së parashikuar, një pjesë e rëndësishme e diskutimeve do t’i kushtohet zhvillimeve politike të ditëve të fundit, si edhe koordinimit të punës së mazhorancës në Kuvend.

Agjenda e mbledhjes së Grupit të PS:

Hapja e mbledhjes nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla.

• Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama.

• Informim mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE dhe ecurinë e negociatave të anëtarësimit. Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

• Informim mbi paketën e ligjeve që lidhen me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

• Informim mbi procedurat e ndjekura deri më tani për investimin në Zvërnec dhe interesin e shprehur për zhvillimin turistik të ishullit të Sazanit.

Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

• Informim mbi ecurinë e Reformës Administrative Territoriale. Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

• Informim mbi detyrat e lëna nga mbledhja e kaluar dhe performancën e anëtarëve të Grupit Parlamentar.

Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

EMISIONET