Korruptuan Sekretaren e Ministrisë, Apeli GJKKO-së lë në burg dy zyrtarët e kompanisë për tenderat

Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lë në fuqi masën e arrestit në burg për Silvi Shehun, inxhinierin e kompanisë së Vladimir Topit që u arrestuan se korruptuan sekretaren e ministrisë së Shëndetësisë Joana Duron.

Kujtojmë se vetëm tre ditë pas arrestimit, Shkalla e Parë liroi pronarin e tij që i dha paratë Shehut për t'ia çuar Sekretares Duro, për shkak të moshës 73-vjeçare.

Në burg për aferën me tenderat, ndodhen ende Joana Duro dhe specialistja e lartë e shërbimeve publike Laureta Shteto.

Pikërisht kjo e fundit, sipas SPAK, është personi që kishte marrë zarfin me 330 mijë lekë të cilat u dhanë si ryshfet për tenderin e supervizimit të 16 qendrave shëndetësore në Tiranë dhe në Durrës, e fituar nga kompania “Dricons” e Vladimir Topit.

gjkko joana duro vladimir topi silvi shehu laureta shteto

EMISIONET