"Rakip Suli, në depresion", Hoxha: Nuk fiton kurrë në Kamëz, e ftoj në debat publik. Ku pretendon investime, ka vjedhur më shumë

Nga policia në politikë, Arjan Hoxha, kandidat i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për bashkinë Kamëz në zgjedhjet vendore të 14 majit, thotë se i emëruari i Ramës përballë tij e ka të humbur garën.

Në Rtv Ora, Hoxha thotë se Rakip Suli është kryebashkiak në ikje dhe po bën përpjekjet e fundit para largimit.

Hoxha: Në 2019 nuk fitoi Rakip Suli, ju dhurua. Nuk kishte askënd përballë,nuk fitoi dot as me veten e tij se mori 6% të votave. Asnjëherë nuk ka fituar Rakip Suli në Kamëz, nuk fiton kurrë. Këtë ai e di shumë mirë. Qytetarët e Kamzës, jo vetëm demokratët por edhe pjesa gri, edhe socialistët e ndershëm sot janë të bërë bllok kundër Rakip Sulit jo si Rakip por mënyrës si u është imponuar vullnetit të tyre. Rakip Suli është emëruar direkt nga kryeministri Rama. Në zgjedhjet e 14 majit kam përballë kryebashkiakun në detyrë Rakip Suli që është kryebashkiak në ikje, ai e di shumë mirë dhe e provon dita-ditës me gjithë presionin që ushtron mbi administratën, mbi votuesit e Kamzës me gjithë format dhe mënyrat sepse është në depresion të thellë. E instruktojnë realisht.

Sfidën ndaj tij e ka të hapur për një përballje mediative por edhe në terren për ti numëruar, siç thotë ai, aferat korruptive gjatë drejtimit të bashkisë.

"Rakip Suli, në depresion", Hoxha: Nuk fiton kurrë në

Hoxha: Çdo ditë në media, institucione. Kudo ku shkelim, pas nesh vjen administrata e bashkisë, aktivistët, patronazhistët, survejuesit. Ne kemi ndalë përballë në fushatë, me vizion, program dhe alternativë. E ftoj kryebashkiakun në një përballje mediatike në këtë studio, në çdo studio tjetër që ai të dëshirojë, edhe ato që etiketohen si të majta. Por në një përballje edhe në terren në çdo lagje, atje ku mendon se ka bërë investime, ju garantoj se do t'ja faktoj që aty ka vjedhur më shumë. Vetëm, shkolla Suli kushton 6 mln euro në Kamëz, nuk ka shkollë tjetër jo në Shqipëri por as në Europë që të kushtojë 6 mln euro. Deri dje ato shkolla me të njëjtët parametra kushtonin 600-700 mijë euro.Me fondet e rindërtimit është abuzuar aq shumë sa do të kishte punë SPAK të qëndronte një muaj në Kamëz.Do përballet me ligjin kushdo që ka shkelur dhe abuzuar me taksat e qytetarëve.

Me të njëjtën praktikë si shefi i tij Rama, firma e Rakip Sulit nuk figuron në tenderat korruptivë por ai paralajmëron se kjo nuk do ta shpëtojë nga përgjegjësia.

Hoxha: E ka deleguar gjithmonë firmën me idenë se do ti shpëtojë përgjegjësisë penale. Absolutisht jo, nuk i shpëton. Ka trajtuar me fonde tërmetesh pronarë që kanë 2-3 banesa thjesht se janë në strukturat e PS dhe nuk ka kualifikuar dhe pse janë me DS3, DS4, DS5 qytetarë të Kamzës që ndoshta janë të djathtë apo dhe pa parti por thjesht nuk kanë pranuar të bëhen vasalë të tij.Edhe sot bën punësime me kontrata 2 mujore dhe 3 mujore në kundërshtim me ligjin, janë punësime elektorale që nuk prodhojnë asnjë pasojë juridike me 15 maj kushdo qoftë kryebashkiaku. Edhe nëse fiton Suli ata njerëz nuk do jenë më në punë.

Në garën për bashkinë e Kamzës aspiron dhe kandidati i Alibeaj Bilbil Bajraktarinën siglën e Partisë Demokratike por Hoxha e fton që të tërhiqet me nder.

Hoxha: E kam ftuar publikisht dhe në prezantimin tim para dy javësh që ka një moment që ai duhet të tregojë maturi, duhet të tregojë respekt për ata njerëz që e kanë votuar.E ftoj sërish që të mos bëhet me turp me datë 15, të tërhiqet që tani. Kundërshtar kam vetëm një, të deleguarin e Edi Ramës.

zgjedhjet e 14 majit bashkia kamëz rakip suli arjan hoxha

EMISIONET