Qerim Ismailaj zyrtarisht në garë për kreun e bashkisë Mallakastër, Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimin e PD-së

Qerim Ismailaj zyrtarisht në garë për kreun e bashkisë

Pas KAS, edhe Kolegji Zgjedhor ka konfirmuar Qerim Ismailajn si kandidat të PS-së për bashkinë e Mallakastrës.

PD ankimoi vendimin e marrë nga KAS në 19 prill, ku emri i Ismailajt u la në fletën e votimit.

Me vendimin e sotëm, Kolegji Zgjedhor cakton përfundimisht se emri i Ismailajt do jetë në fletën e votimit për garën e zgjedhjeve lokale të 14 majit.

PD kërkoi çregjistrimin e tij me argumentin se ishte dënuar me 6 muaj burg nga gjykata për falsifikim dokumentesh dhe për këtë arsye është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa, në argumentet e tij u shpreh se Ismailaj kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim nga GJKKO që iu konvertua me 40 orë pune për shërbim publik.

Ndërsa në prokurori janë dërguar 29 emra për tu verifikuar nëse kanë qenë të dënuar, mes tyre 9 janë kandidatë për kryetar.

qerim ismailaj kolegji zgjedhor

Dokumenta bashkëngjitur

EMISIONET