Pushteti tallës dhe arrogant, gazetari Manaj: A mbillen pemët në këtë sezon?
Gazetari Arben Manaj thotë se kjo fushatë zgjedhore është totalisht e pabarabartë.
Në "Ora e Betit" ai tha se pushteti e ka lënë PD pa fonde teksa tallet duke mbjellë pemë.
Manaj: Këto zgjedhje janë tmerrësisht të pabarabarta qoftë në aspektin mediatik, qoftë atë financiar.Të jesh kaq i përçarë kur ke një pushtet që i ka të gjitha pushtetet, kalon edhe në arrogancë, madje dhe tallet duke mbjellur pemë. Nuk e di a mbillen pemë në këtë sezon, pemët mbillen në dhjetor. Kjo tregon se ose pushteti e ka marrë lehtësisht këtë fushatë ose janë mëse të bindur që do ta fitojnë. Është shumë e rëndësishme që opozita të jetë funksionale. Shpresoj që KQZ dhe OSBE-ODIHR të shikojë si po mbulohen mediatikisht partitë politike. Ti publikon rrogat e njerëzve, kjo është e tmerrshme. Me çfarë do të bëjnë gjithë këtë fushatë? PD nuk i japin asnjë fond.