PS ndryshon Kodin Penal, Qori: Ky dekriminalizim i pjesshëm i shpifjes për gazetarët e regjistruar i jep më shumë pushtet qeverisë

Për kreun e Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ndryshimet e fundit në Kodin Penal të bëra në mënyrë të njëanshme që parashikojnë dekriminalizimin e pretenduar nga mazhoranca socialiste, apo edhe dënimin me burg për parkimet dysh në rrugë, nuk mund të jenë zgjidhje për rregullimin e lirisë.

I ftuar në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News” të moderuar nga Beti Njuma, Qori theksoi se ky dekriminalizim i pjesshëm i shpifjes është vetëm për gazetarët e regjistruar, ndërsa për të gjithë të tjerët vazhdojnë sanksionet në mënyrë penale.

“Liria e shprehjes është një nga të drejtat më bazike të njeriut dhe më të dikutuara edhe sot.

Është shumë e rëndësishme për demokracinë, për bashkëjetesën dhe sigurisht që me lirinë e fjalës edhe mund të abuzohet.

Por duke qenë një e drejtë kaq e rëndësishme atëherë masat për korrektimin e saj nuk mund të jenë asnjëherë burgu apo masa maksimaliste.

Do të duhej të kishim masa më të lehta. Ky dekriminalizim i pjesshëm është vetëm për gazetarët e regjistruar, për të gjithë të tjerët vazhdojnë sanksionet në mënyrë penale.

Kjo sigurisht i jep më shumë pushtet qeverisë”, u shpreh ndër të tjera Arlind Qori.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”

EMISIONET