Nga Lima në Lisbonë, 10 destinacionet që po mahnitin turistët me gastronominë e tyre!

Nga Lima në Lisbonë, 10 destinacionet që po mahnitin

Për të krijuar renditjen, më shumë se 24,000 banorë në 150 destinacione në mbarë botën u pyetën për cilësinë e ushqimeve në restorante.

Londër, Mbretëria e Bashkuar

Një nga pjesët më të mira të jetesës në Londër është diversiteti i ofertës së saj ushqimore, ku mund të marrësh gjithçka, nga bagel-at deri te pjata vegane. Në fakt, 96% e të anketuarve thanë se të ngrënit jashtë në kryeqytetin britanik është “mirë”, edhe pse vetëm 42% thanë se është i përballueshëm.

Nga Lima në Lisbonë, 10 destinacionet që po mahnitin

Barcelona, Spanjë

Këtë vit qyteti kulinar në Spanjë ishte Barcelona. 82% e banorëve e vlerësojnë gastronomin për cilësinë e saj. Barcelona ka qenë prej kohësh një kryeqytet i gastronomisë së lartë, me më shumë restorante me yje se kudo tjetër. 

Këtu mund të provosh capipota, një pjatë xhelatinoze e bërë nga koka dhe këmbët e viçit, gatime si toptha patatesh të skuqura për të cilat Barcelona është e njohur.

Nga Lima në Lisbonë, 10 destinacionet që po mahnitin

Lisbona, Portugali

Rreth 86% e vlerësojnë të mirë ushqimin në Lisbonë. “Neo-tascas”, që Time Out i përshkruan si “restorante lagjesh autentike dhe mikpritëse me menu kreative me bazë në traditën portugeze”, po rriten në qytet.

Nga Lima në Lisbonë, 10 destinacionet që po mahnitin

Top 10 qytetet më të mira për ushqim 2026:

Lima, Peru
Bangkok, Tajlandë
Mexico, Meksikë
Londër, Mbretëria e Bashkuar
Barcelona, Spanjë
Ho Chi Minh City, Vietnam
Melbourne, Australi
Pekin, Kinë
Athinë, Greqi
Lisbonë, Portugali

EMISIONET