Primaret, Berisha: Njëlloj siç vendosëm në vitin ’90 pluralizmin, kësaj rradhe vendosëm pluralitetin në zgjedhje

Kreu i PD Sali Berisha ishte sot në Dropull nga ku prezantoi kandidatin e koalicionit "Bashkë Fitojmë" Thanas Maneka.

"Kam nder të madh që paraqes sot te ju edhe njëherë kandidatin për qytetar të parë të Libohovës, z.Adil Xhelili. Dëgjova me interes të veçantë programin e tij, i cili buron nga dashuria e tij për Libohovën dhe qytetarët e saj. Buron nga vizioni i tij i shkëlqyer për t’ua kthyer këtë bashki qytetarëve. Për të qenë një shërbëtor kokëulur i secilit prej jush, por njëkohësisht një drejtues me vizion i kësaj bashkie e cila është jnëlloj bizhuje margaritari në historinë e kombit për burrat e saj, për rolin që ka luajtur, për emrin që mbart shekull pas shekulli.

Këto ditë kam kaluar në disa nga bashkitë, ose shumicën e bashkive të jugut. Kam takuar qytetarë, kam takuar dhe kandidatët tanë për kryetar bashkie. Unë mund t’u them ju se tek Adil Xhelili, Thanas Maneka, Ardit Cikuli në Sarandë, Ilir Mehmeti në Delvinë, Fatmir Shero në Konispol, Baftjar Imeri në Tepelenë, Albert Malaj në Memaliaj, Arjan Kasaj në Këllcyrë, dhe Edmond Komino në Përmet, kam gjetur qeveritarë të vërtetë të cilët janë të denjë për çdo kabinet qeversës të këtij vendi. Janë të denjë për detyrat që marrin nga ju.

Të gjithë këta janë paraqitur me programe për të ngritur bashkitë e rrëzuara përtokë nga kjo qeverisje. Të gjithë këta janë dhe vijnë nga procesi më i lirë, më demokratik në historinë e këtij vendi.

Këtu në Libohovë në këtë sallë dhe tek rrapi kam paraqitur shumë herë kandidatë për kreyatë bashkie, kandidatë për deputetë. Por kësaj here vij me kënaqësi të veçantë, se paraqes para jush kandidatin tuaj, kandidatin e votës suaj të lirë, kandidatin e dinjitetit tuaj. Dhe ky është standarti më i mirë demokratik, njëlloj siç vendosëm në vitin ’90 pluralizmin në Shqipëri, kësaj rradhe vendosëm pluralitetin në zgjedhje nga ju të kandidatëve për qytetarë të parë të bashkive të vendit," tha ai.

EMISIONET