Presidenti Begaj: Rrëmbimi i tre efektivëve të Policisë së Kosovës akt i rëndë provokativ

Presidenti Begaj: Rrëmbimi i tre efektivëve të Policisë

Një ditë pas rrëmbimit të tre efektivëve të policisë së Kosovës ka reaguar edhe Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj.

Begaj thotë se ky akt i forcave serbe është një akt i rëndë provokativ që po ndërmerr Serbia për destabilizimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit.

Presidenti Begaj: Rrëmbimi i tre efektivëve të Policisë

Kreu i Shtetit dënon me forcë këtë akt dhe i bën thirrje autoriteteve serbe për lirimin e efektivëve kosovarë. Gjithashtu Begaj i bën thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurajojnë veprime të tjera të ngjashme.

“Strategjitë ‘eskalim për të deeskaluar’ duhet të marrin fund. Rrëmbimi i tre efektivëve të Policisë së Kosovës brenda territorit kosovar nga trupat serbe është një akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit.

E dënoj me forcë këtë akt dhe i bëj thirrje autoriteteve Serbe për lirimin e efektivëve kosovarë. Gjithashtu iu bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurajojnë veprime të tjera të ngjashme.

Një thirrje vëllazërore e bëj sërish për autoritetet e Kosovës për të mos rënë pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për çtensionimin e situatës. Koordinimi me SHBA dhe BE për rikthimin në tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm”, shkruan Begaj.

Presidenti Begaj: Rrëmbimi i tre efektivëve të Policisë

EMISIONET