Begaj e nis vizitën në Itali nga Katanzaro: Kalabria, një urë lidhëse e Shqipërisë me Iitalinë dhe Europën

Kalabria një urë lidhëse e Shqipërisë me Iitalinë dhe Europën si dhe bashkëpunime të reja në fushën universitare, e me perspektiva të reja në fusha të ndryshme, u deklarua gjatë takimit mes Presidentit shqiptar Bajram Begaj e Guvernatorit të Kalabrisë gjatë vizitës insitucionale të numrit 1 të shtetit shqiptar në këtë rajon.

Begaj e nis vizitën në Itali nga Katanzaro: Kalabria, një

Një "urë" midis Kalabrisë dhe Shqipërisë, e bazuar në marrëdhënie të ngushta tregtare dhe shoqërore dhe në vëmendjen e përbashkët ndaj kulturës dhe traditave arbëreshe.

Me këtë vëmendje u zhvillua takimit mes presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, me presidentin e Rajonit Roberto Oçhiuto.

Takimi, i cili u mbajt këtë mëngjes në Katanzaro në selinë isntitucionale të Guvernatorit të Kalabrisë.

Kjo vizitë promovoi fillimin e një bashkëpunimi të fortë institucional mes du vendeve.

“Falënderoj Presidentin e Rajonit për mirëseardhjen, Shqipëria e shikon Kalabrinë si një portë për në komunitetin europian. Tashmë kemi një bashkëpunim të shkëlqyer politik, një marrëdhënie veçanërisht të ngushtë me Kalabrinë, Presidenti Occhiuto ka dhënë tashmë një kontribut me lidhjen ajrore me Shqipërinë dhe po vlerësojmë bashkëpunime të tjera si në fushën universitare”, u shpreh Presidenti Begaj.

Begaj e nis vizitën në Itali nga Katanzaro: Kalabria, një

Nga ana tjetër, presidenti i Rajonit të Kalabrisë, Occhiuto u shpreh se:

“Ne jemi rajoni me më shumë komunitete arbëreshe, kemi 33 nga 50 në Itali, e ku fakt duhet të na çojë të bëhemi ura lidhëse mes Shqipërisë dhe Europës.

Ka shumë mundësi për të krijuar marrëdhënie bashkëpunimi të dobishme për Kalabrinë dhe Shqipërinë, për këtë kemi filluar tashmë të flasim me presidentin shqiptar të cilin e falënderoj.

I kërkuam presidentit të kontribuojë si përçues për qeverinë shqiptare në mundësitë e bashkëpunimit me Kalabrinë”.

Presidenti shqiptar do të qëndrojë për 3 ditë në vizitën e tij zyrtare në Kalabri, ku gjatë ditës së nesërme ai do të vizitojë komunën arbëreshe Spezzano Albanese e muzeun etnografik të kësaj qyteze.



bajram begaj alba kepi

EMISIONET