Petrit Vasili: Kush refuzon Kuvendin nuk ka të drejtë më të jetë kryeministër i Shqipërisë
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, tha se Rama nuk mund të jetë më kryeministër se ka refuzuar Kuvendin.
Vasili: Ka refuzuar Kuvendin dhe kush refuzon Kuvendin nuk ka të drejtë më të jetë kryeministër i Shqipërisë. Ky është mesazhi dhe ajo që ne kemi për të thënë brenda dhe qytetarët jashtë. Fuqia e protestës janë njerëzit, mesazhi dhe e vërteta. Nuk ka njeri që guxon të thotë që Edi Rama nuk është hajdut dhe bandit.
Duke folur para protestës, Vasili tha se mazhoranca nuk mund të mbajë 2 milion njerëz me 300 policë.
Vasili: Me 300 policë do mbajnë 2 mln njerëz. Ka parë Shqipëria plot idiotë si këta që shkojnë me këtë iluzion, e bëjnë fundit e tyre më të turpshëm se kaq.