Bujqësia plot halle, Sharka: E paralajmëruam këtë situatë në 2018-n, por hasëm në vesh-shurdhëri të theksuar nga qeveria

Eksperti i bujqësisë, Eduard Sharka, i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” renditi problematikat që po hasin sot fermerët shqiptarë, që sipas tij, gjithçka ndodh nga mungesa e vëmendjes së shtetit ndaj këtij sektori tejet jetik për vendin.

“Fermerët që nga 2018 kur u organizuan në një Sindikatë, përveçse e parashikuan këtë situatë në të cilën ndodhen sot, por propozuan rrugët e zgjidhjes që të mos shkonim në këtë situatë.

Pasi kur i ke të gjitha mundësitë të mbjellësh dhe të shesësh në vendin tënd, vjen puna dhe sot ke produkte jo vetëm më të shtrenjta, por janë të gjitha të huaja.

Kjo analizë është shumë komplekse. Pse nuk del qeveria dhe e thotë hapur se nuk na intereson produkti vendas, pasi ka kosto më të lartë, dhe marrim produktet nga jashtë? Të dalin dhe të ballafaqohen me ne publikisht.

Por ka një arrogancë dhe veshshurdhëri të theksuar nga ana e qeverisë.

Ne i kemi kërkuar qeverisë shqiptare që të implementojë politikat bujqësore të rajonit.

Ne jemi në një situatë sot ku me bujqësinë po merret brezi i tretë, që do të thotë edhe nja 5-10 vite mund të punojnë këta njerëz. Pasi të rinjtë në bujqësi numërohen me gishta.

Oara 3 vitesh qepa jonë u mboll dhe u hodh në kanal pasi nuk u shit. Kur ra prodhimi, u fut produkti nga Serbia.

Tek ne nuk funksionon as skema e sigurimit, sepse ka pak punëtorë. Ndaj në këto kushte fermeri ndihet i pasigurtë dhe e lë bujqësinë.

Edhe ai që ka ngritur sera, e braktis atë edhe pse ka investuar mbi 100 milionë lekë për atë serë, e lë atë, dhe ikën pasi nuk fiton asgjë”, u shpreh ndër të tjera eksperti Eduard Sharka.

lili saraçi eduard sharka

EMISIONET