Peleshi mbështet pasardhësin e tij në bashkinë e Korçës: E kemi treguar se premtimet që bëjmë i kthejmë në realitet

Nga lagjja 1 e qytetit të Korçës në takimet e zhvilluara në kuadër të fushatës për zgjedhjet vendore të 14 majit, ministri i mbrojtjes, njëherazi drejtues politik i qarkut Korçë, Niko Peleshi, vuri theksin tek rritja e nivelit të jetesës dhe kalimi i Korçës në një tjetër nivel mirëqenieje.

“Ky mandatë do të mbahet mend gjatë aq sa ne mbajmë mend çfarë ka ndodhur në Korçë. Ndryshimin e Korçës ne do ta kalojmë në një nivel tjetër. Edhe Shqipëria po kalon në nivel tjetër.

E kemi filluar punën të fundit në Ballkanin Perëndimor dhe me rritjen e pagave do të kalojmë në krye të vendeve të rajonit. Na u deshën 10 vite për të shlyer borxhet e trashëguara dhe njëkohësisht të bënim investime në çdo qytet.

Ndaj sot shohim vetëm përpara. Ka ardhur dita të flasim me rritje pagash dhe të merremi në shtator edhe me pensionet.”- tha Niko Peleshi

Për kryetarin e bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, projektet që do të zbatohen në qytet janë shumë të larmishme. Ndaj për të vijuar vetëm përpara, duhet që banorët e Korçës t’i besojnë alternativës së duhur dhe njerëzve të punës që po e çojnë Korçën në një të ardhme të ndritur.

 “Veç projekteve madhore që kemi nisur të zbatojmë dhe do të zbatojmë në mandatin e ardhshëm, ne po mendojmë edhe për anën estetike të qytetit.

Është një projekt që do të heqë kabllot nga ajri për t’i vendosur ato nën tokë për t’i dhënë pamje dhe hijeshi lagjeve tona. Prandaj momenti i projektit të gazifikimit do të përdoret edhe për këtë.

E kemi treguar se premtimet që bëjmë i kthejmë në realitet. Prandaj është koha të mos votojmë me bindje të verbër politike por të vlerësojmë njerëzit e punës, transformimin dhe atë që na pret përpara që është një e ardhme e ndritur për Korçën.”- tha Sotiraq Filo.

niko peleshi peleshi

EMISIONET