Votimi elektronik në Elbasan/ Disa qytetarë ende nuk dinë të votojnë, të tjerët janë pak të praktikuar
Për herë të parë në zgjedhjet e 14 majit qytetarët në Elbasan do të kenë mundësi që të votojnë në votim elektronik. Të moshuarit atje janë të ndarë sa i përket mënyrës së votimit. Disa prej tyre ende nuk dinë si të votojnë, e të tjerë kanë bërë prova.
Në Bashkinë e Elbasanit me 14 maj qytetarët do të votojnë për herë të parë në votim elektronik!
Testimi i paisjeve dhe trajnimi i qytetarëve për mënyrën e të votuarit me modelin e ri ka nisur prej ditësh atje!
Problematike pritet të jetë situate tek të moshuarit, të cilët shprehen se ende nuk dinë të votojnë.
“Nuk dimë akoma si të votojmë. Do të bisedojmë me njerëzit e shtëpisë dhe më e mira do të bëhet”, thotë një e moshuar.
“Deri tani nuk kam vajtur. Javën tjetër mbase”, thotë një tjetër i moshuar.
“Nuk votoj unë se nuk di të shkruaj”, thotë një tjetër e moshuar.
Të tjerë thonë se kanë bërë prova dhe tanimë janë të vetëdijshëm për mënyrën si të votojnë!
“Ne e kemi mësuar njëherë, por do vemi prapë ta mësojmë prapë se jemi pleq dhe i harrojmë udhëzimet”, thotë e moshuara.
Pavarësisht se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka dhënë siguri apsolute për siguriën e votës, ka nga ata qytetarë të cilët shprehen skeptikë!
“Po dyshoj se e shikon ç’po bëhet nëpër botë. Ai me një kompjuter të bën ty hatanë. Rusi ia bëri Amerikës, jo më neve”, thekson një i moshuar.
Në Bashkinë e Elbasanit kandidojnë për kryetar Gledian llatja nga Partia Socialiste, dhe Luçiano Boçi nga Koalicioni Bashkë Fitojmë ndërsa 14 parti kërkojnë votën e qytetarëve për këshillin Bashkiakë.