PD në dyert e KQZ dhe Kolegjit/ Gjykata vendos në 27 mars për Alibeajn, KAS mban pezull Berishën

Katër ditë para afatit për paraqitjen e kandidatëve për kryetar të bashkive e për këshilltar, dy grupimet në PD vijojnë të përballen në dyert e KAS dhe Kolegjit. Ky i fundit do të vendosë në datën 27 nëse Alibeaj ka të drejtë të bëhet pjesë e zgjedhjeve, ndërsa Komisioni Ankesave në KQZ ende nuk ka një datë për koalicionin "Bashkë Fitojmë".

Saga e gjyqeve se cila nga PD-të do të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit nuk është mbyllur as këtë të enjte.

Komisioni i Ankesave ka rrëzuar kërkesën e grupimit që është në mbështetje të Berishës për ngrirjen e procedurave për regjistrimin e Alibeajt derisa Kolegji Zgjedhor të shprehet mbi çështjen.

Nga ana tjetër në Apel nëse Alibeaj si nënkryetar ka të drejtë të nënshkruajë si kryetar i komanduar aktin solem do të shqyrtohet në 27 mars, pikërisht ditën kur përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve.

Dokumenti në fjalë ka të bëjë me angazhimin që forca politike nuk do të përfshihet në shitblerje të votës, për të cilin ishte KAS që u shpreh në favor.

"Ne e shikojmë paksa të nxituar vendimin që ka marrë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në zbatim të vendimit të KAS për të bërë regjistrimin e PD pa pritur që ne të bënim ankimin pranë Kolegjit Zgjedhor dhe pastaj të pritej vendimi përfundimtar i Kolegjit Zgjedhor."

"Vendimi i Kolegjit do të jetë i qartë për të gjithë, eventialisht mund të ndodhë  që nuk ka nevojë për veprime të tjera sikurse mund të ndodhë të bëhet regjistrimi nga e para e subjektit sipas urdhrit të Kolegjit."

Por përplasja nuk ka përfunduar këtu. Indrit Sefa si përfaqësues ligjor i krahut të Alibeaj e ka konsideruar të padrejtë regjistrimin e koalicionit "Bashkë Fitojmë".

Sipas tij në marrëveshjen e partive veç PL, PBDNJ dhe PDK është dhe emri i PD.

Edhe pse kryekomisioneri Partinë Demokratike e hoqi nga lista, mbështetësit e Alibeajt procedurën e konsiderojnë të parregullt ndaj dhe e ankimuan në KAS.

Por ndërsa përballja në dyert e KQZ dhe Kolegjit vazhdon, të dy fraksionet e selisë blu të ndara në dy zyra vijojnë të përzgjedhin kandidatura të ndara për kryetar dhe këshilltar që do të jenë përballë socialistëve.

kas regjistrimi i pd

EMISIONET