PD e Bashës jashtë 14 majit, Alibeaj: Vendim i ndikuar politikisht, Celibashi s'ndan dot tifozerinë politike nga faktet juridike

PD e Bashës jashtë 14 majit, Alibeaj: Vendim i ndikuar politikisht,

Pas vendimit të KQZ-së për të lënë jashtë zgjedhjeve të 14 majit PD-në e Bashës e duke refuzuar kërkesën e Alibeajt, ka ardhur dhe reagimi i përfaqësuesit të këtij grupimi.

Alibeja ka deklaruar se vendimi është i ndikuar politikisht nga parti të tjera që nuk duan që PD të regjistrihet në zgjedhje.

"Vendimi i paralajmëruar i Komisionerit të Zgjedhjeve është qartas i ndikuar politikisht nga aktorët politikë të interesuar që PD të mos regjistrohet në procesin e zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Sikundër e deklaroi dhe publikisht, zoti Celibashi e ka të pamundur të ndajë opinionet dhe tifozerinë personale nga faktet juridike. Për pasojë, vendimi i tij e zgjat pa fund dhe pa arsye të qenësishme regjistrimin e PD. Dukshëm, e madje deri në kufijtë e groteskut, komisioneri nisur vetëm për shërbim politik ndaj kundërshtarëve të PD, vendos ta përjashtojë nga zgjedhjet.

Siç ndodhte këtu e  32 vjet më parë, kur ishte partia në pushtet ajo që lejonte ne zgjedhje vetëm satelitët e saj. Kjo marrëzi politike, si 32 vjet më parë, i ndodh sot Shqipërisë kur është vend i NATO-s dhe synon të jetë anëtar i BE-së!

Megjithëkëtë e si përherë do të vijojmë rrugën ligjore për të finalizuar përfaqësimin e PD në 14 maj. Çdo artificë ligjore apo arsye e stisur politike dhe aspak ligjore është thjesht rruga e dëshpëruar që zgjatime të politikës së vjetër në institucione kushtetuese të pavarura kanë zgjedhur për të na penguar në rrugën tonë. Nuk do ia dalin!!"

EMISIONET