PD dhe PL bashkë për zgjedhje, Caka: Opozita ka bërë një lojë të diktuar nga pushteti, situata me PD shqetësuese
Partia Demokratike e Partia e Lirisë kanë vendsur të bashkojnë forcat për të rrëmbyer fitoren e zgjedhjeve të 14 majit.
E ftuar në një intervistë për Ora News, Silva Caka, sekretarja për marrëdhëniet me publikun e PL-së u shpreh se PD dhe PL janë bashkë për kandidatët e dalë nga Primaret apo nga Këshillat Bashkiak ndërsa situatën e krijuar me PD-në e sheh si një lojë të diktuar nga pushteti.
Silva Caka: PD dhe PL, bashkë për të gjitha. Për suportin ndaj kandidatëve të dalë nga Primaret, bashkë për të gjithë anëtarët e Këshillave bashkiak. Nuk ka asnjë diferencë mes dy forcave politike dhe marrëveshjet e PD-së me partitë e tjera opozitare. Nuk kemi të bëjmë me struktura që zbatojnë ligjin por që kanë kapur gjithçka.
Deri tani provat janë dhënë se opozita ka bërë shpesh lojën e diktuar nga pushtetit. Ajo që po ndodh me PD duhet të shqetësojë çdo njeri.
Aq më tepër kur faktet dhe provat që kanë dalë janë nga më të rëndat. Të mos harrojmë se kemi një kryeministër që ka dalë në aktakuzën e një zyrtrai të lartë amerikan përmendet plot 14 herë. Kjo marëdhënie ka qënë korruptive për të sulmuar opozitën në Shqipëri.