Pas “shpërthimit” të kangjellave, Berisha me dy gishta lart fjalim nga dritarja e Kuvendit: Rama është i tmerruar! Ky, vetëm fillimi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një fjalim ndryshe nga herët e tjera. Ai sot është shfaqur në dritaren e Kuvendit, duke akuzuar kryeministri Rama se nuk po lejon zhvillimin e mbledhjes së grupit parlamentar të PD.

Berisha tha se ky është vetëm fillim, ndërsa e paralajmëroi Ramën se opozita nuk do të tërhiqet nga aksioni i saj.

“Kurrë ndonjëherë në historinë e një parlamenti deputetët nuk janë ndaluar kurrë përsa kohë kanë qenë deputetë që marrin pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar.

Ata që janë aty janë të gjithë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, deputetë me imunitet. Kurrë ndonjëherë në historinë e një parlamenti, deputetët nuk janë ndaluar të marrin pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar. Frika dhe tmerri i Edi Ramës, bënë që ai të urdhërojë Lindën e tij në aktet më të turpshme, më antiligjore.

Kjo sallë këtu është salla e mbledhjeve të grupit parlamentar të PD. Edi Rama ka frikë, ka tmerr nga mbledhja e grupit parlamentar të PD. Shikoni deri ku arrin verbëria e tyre politike. Pra, sipas tij, ata që i përjashton ai nga aktiviteti parlamentar, nuk mund të marrin pjesë në mbledhjen e grupit të tyre parlamentar.

As Lukashenko, as Putini nuk mund të japin dhe nuk kanë dhënë ndonjëherë një urdhër të tillë. Kjo është fytyra e Edi Ramës, ky është morali i Edi Ramës. Ja ku jemi këtu ne, të mbledhur. Ne vazhdojmë betejën tonë.

Siç e shihni ne po mbrojmë Kushtetutën nga një bandë kriminale e kryesuar nga Edi Rama, i cili i tmerruar nga grupi parlamentar dhe PD, jep urdhra të tillë që nuk i ka dhënë kush kurrë. Ne kemi mbledhjen e grupit parlamentar, deputetët ja ku janë, nuk lejohet kryetari i grupit me ardhë në mbledhje.

Histori më të turpshme nuk ka. Por e garantoj Edi Ramën se ky është vetëm fillimi. Deputetët dhe populli opozitar nuk tërhiqen, por ti po tregon fytyrën dhe moralin tënd të vërtetë si pasardhës i xhelatëve të dikurshëm të popullit shqiptar. Kështu po sillesh me parlamentin. Pasojat do bien mbi ty, zemërimi i shqiptarëve do bjerë mbi ty. Turp, 1 mijë herë turp! ”, tha Berisha.

Pas “shpërthimit” të kangjellave, Berisha me dy gishta

EMISIONET