Pano: Shpopullimi problem në gjithë Europën, ja si po e lufton Hungaria

Xhonaton Pano, ekonomist, thotë se Shqipërisë shpopullimi po vjen nga emigracioni dhe ulja e fertilitetit.

I ftuar në "Ora e Betit" ai tha se ky është një fenomen europian por se qeveria shqiptare nuk po bën mjaftueshmë për ta luftuar dhe si model solli Hungarinë.

Pano: Ka një plan. Shpopullimi po na vjen në dy mënyra, nga emigracioni ku 23% e azilkërkuesve në BE janë nën moshën 14 vjeç, minorenë. Së dyti ulja e fertilitetit. Është problem në gjithë Europën por Europa po e lufton këtë gjë duke marrë njerëz nga jashtë. Hungaria psh 6.2% të GDP, 11 mld euro në vit e çon buxhet vetëm për familjen.Leje lindje 365 ditë për nënat. Nënat që bëjnë  4 fëmijë apo më shumë përjashtohen përjetësisht nga taksat, të rinjtë deri në 25 vjeç nuk paguajnë taksa as për veten e tyre as nëse duan të hapin biznes. Kredi pa interes për çiftet e reja që duan të blejnë shtëpi. Paradoksi i madh është se kanë lindur 3 mijë fëmijë shqiptarë në 2021, po popullojnë Britaninë e Madhe.

EMISIONET