Shahu: Qeveria jonë nuk zbaton vendimet e Çubrilloviç por i ngjan mëzi pelës
Rexhep Shahu, botuesi i një prej veprave më antishqiptare në histori, thotë për "Ora e Betit" se asgjë nuk ka ndryshuar nga koha e Vaso Çubrilloviç.
Shahu tha se qeveria shqiptare nuk po zbaton platformat e tij por me mënyrën si ua ka vështirësuar jetën shqiptarëve çon në të njëjtin përfundim.
Shahu: Asgjë nuk ka ndryshuar. Vazhdojmë të jemi në këtë shtrat. Vaso Çubrilloviç ka bërë dy platforma shkencore-akademike për rrethe të ngushta, qarqe të ngushta të politikës.Ai thotë t'ua nxijmë jetën shqiptarëve që të ikin, të zhduket. Nuk bëhet fjalë për shpopullim në Shqipëri por shpërngulje të shqiptarëve, dëbim të tyre. Qeveria shqiptare dekadën e fundit jo se ka zbatuar platformën e Vasos, por ua ka bërë malore jetën. Kur qeveria erdhi në pushtet erdhi më pranga në duar, me polici. Qeveria jonë nuk zbaton vendimet e Çubrilloviç por i ngjan mëzi pelës.

