PAMJET/ “Del” nga burgu, Saimir Tahiri përcjell në banesën e fundit  babain e tij

PAMJET/ “Del” nga burgu, Saimir Tahiri përcjell në

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i dënuar me 3.4 vite burgim ka mundur të marrë një leje 48 orëshe për të qenë pjesëmarrës në varrimin e babait të tij, Bashkim Tahiri, i cili ndërroi jetë një ditë më parë.

“Ora News” ka mundur të sigurojë pamjet nga ceremonia, ku Tahiri shfaqet në krah të të afërmëve.

Vendimi për miratimin e lejes është marrë dje nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe prokurori i çështjes, të cilët pasi shqyrtuan kërkesën e depozituar nga avokatët mbrojtës, vendosën ta miratojnë atë duke i dhënë të drejtë Tahirit vetëm 48 orë për të qëndruar pranë familjes së tij në Tiranë.

Gjatë kësaj periudhe, Tahiri do qëndrojë nën shoqërinë e efektivëve të policisë së burgjeve, të cilët do garantojnë sigurinë e tij.

saimir tahiri bashkim tahiri

EMISIONET