Saimir Tahiri humbet të atin, mesazhi prekës nga qelia i ish-ministrit: O ba, si nuk më prite

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, postoi një mesazh, duke lajmëruar se babai i tij, Bashkimi, është ndarë nga jeta. Babai i tij ishte farmacist.
Reagimi i plotë i Tahirit

O ba, si nuk më prite?
Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin.
Të ndritë shpirti atje lart!
Mua më bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë.
Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne.
Sa herë bëhesha gati, po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më dëgjon më:
Të dua shume Ba!
Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim.
Përgjithmonë!
