Paloka akuza Alibeajt: Sot kërkon vulën dhe flet në emër të PD, dje thoshte le të shkrihet
Edi Paloka thotë se Apeli nuk ka çfarë shqyrton në 3 mars lidhur me vulën dhe siglën e PD.
Në "Ora e Betit" ai tha se Alibeaj po vazhdon lojën e Edi Ramës për shkatërrimin e opozitës teksa kujtoi dhe një deklaratë të tij në mbledhjen e fundit që kanë pasur grupi dhe kryesia e PD gjatë kohës kur Basha ishte kryetar.
Paloka: Gjykata nu ka çfarë shqyrton, është shqyrtuar njëherë në shkallë të parë. Gjithë çfarë ka ndodhur pas është interes vetëm i Edi Ramës. McGonigal shpjegon gjithçka. Përplasja e PD me SHBA ka qenë që kur Basha ishte kryetar partie. Një lojë për të shkatërruar opozitën në mbështetje të Edi Ramës. Në këtë lojë u bënë pjesë nga Lulzim Basha te Enkelejd Alibeaj dhe sot po vazhdojnë të jenë pjesë e kësaj loje. Në datë 3 nëse gjykata nuk merr një vendim të drejtë dhe thotë kjo çështje nuk është fare për të ardhur këtu. Me Enkelejd Alibeaj dhe Grida Dumën në mbledhjen e fundit që kemi bërë me grupin dhe kryesinë kam pasur një debat të ashpër sepse Alibeaj, nënkryetar i PD, ndërsa debatoja me Bashën se me këtë akt po shkatërrojmë PD, tha se nëse ka ardhur momenti që PD të shkrihet le të shkrihet. Ky që sot kërkon vulën e PD dhe flet në emër të saj.