Opozita në shesh në 11 shkurt/ Hajdari: Mesazhi është i qartë, dorëheqja e Edi Ramës!

Në 11 shkurt opozita do të protestojë para kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e Ramës.

Rudina Hajdari, ish-deputete e PD-së, e ftuar në Ora News thotë se protesta është një matës i mirë i  pakënaqësisë që qytetarët kanë ndaj qeverisë.

Hajdari: Protestat janë një matës i mirë i pakënaqësisë që qytetarët kanë ndaj qeverisë dhe sidomos në prag zgjedhjesh dhe kur opozita ka humbur të gjithë mekanizmat e kontrollit të qeverisjes. Në 11 shkurt protesta ka një mesazh shumë të qartë, dorëheqjen e Edi Ramës sepse ai përmes aferës "McGonigal" ka shpërdoruar postin kryeministror për të shtyrë axhendën e tij më tutje. Ka shumë besim te drejtësia amerikane që do ti shkojë deri në fund por do të këshilloja dhe SPAK të hapnin një hetim vetëm me ato fakte që janë shpalosur në mediat më prestigjoze ndërkombëtare.

E pyetur nëse McGonigal ka pasur ndikim edhe në shpalljen non grata të Berishës, ajo u shpreh.

Hajdari: Ajo çka ishte e çuditshme është si mund të vendoset një non grata pas 8-9 vitesh në opozitë dhe nuk është aktiv në politikë. Nuk u kuptua nga erdhi dhe mënyra si Basha e mori atë vendim pa pyetur askënd mendoj se ka pasur një histori më të thellë aty brenda. Nuk është fundi i historisë dhe do ketë detaje që do të dalin rrugës.

Ajo theksoi se i gjithë shantazhi që Rama i ka bërë opozitës në këto vite po i kthehet në bomerang.

charles mcgonigal protesta e opozites rudina hajdari

EMISIONET