“Opozita me premtime imagjinare”, Gjiknuri nga Elbasani: Masa ndaj punonjësve abuzues në administratë
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, zhvilloi takim në Elbasan në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 14 majit. Ai deklaroi se opozita jep premtime boshe, pasi nuk kanë komunikim me qeverinë. Po ashtu, si garantoi se do të monitorohen punonjësit e administratës për të garantuar ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, vijoi takimet me kryetarin e Bashkisë Gledian Llatja në Elbasan.
Sipas Gjiknurit, kundërshtarët e PS-së, japin premtime imagjinare pasi ndërpresin komunikimet me qeverinë pas marrjes së bashkive.
Gjiknuri: Pa binomin bashki-qeveri politikisht, zhvillimi vihet në pikëpyetje. Pse? Sa herë që PD-ja ose opozita merr një bashki, ndërpret komunikimin me qeverinë, fillojnë të gjitha projektet vihen në pikëpyetje. Bashkia e Elbasanit nuk i ka mundësitë financiare, që me taksat e qytetarëve t’i bëjë të mundura të gjitha këto që u thanë këtu.
Më tej, Gjiknuri shtoi se vëmendja kryesore e tij si drejtues politik, do të jetë pikerisht ndaj punonjësve të administratës, të cilët nuk i japin qytetarëve shërbimin e duhur.
Gjiknuri: Një nga detyrat tona në këtë fushatë, ka njerëz të papërgjegjshëm në administratë që u bëjnë dëm qytetarëve dhe këtu kur them ekip politik, këtë kam parasysh si drejtues, si kapiten i këtij ekipi: të çojmë të drejtën në vend. Ku ka njerëz në administratë shtetërore që u bien në qafë njerëzve, ne ti shkundim, t’u tregojmë forcën e së drejtës dhe ligjit dhe kjo është detyra jonë politike dhe këtë do ta bëjmë si ekip. Dhe kjo votë vlen dhe për atë që është i mërziturdhe për t’i thënë që ka një ekip politik, ka një garanci politike, besoni tek ndryshimi i Partisë Socialiste dhe tek Gledi.
Kryebashkiaku Llatja nënvizoi se investimet e reja për Elbasanin do të kenë në fokus përmirësimin e infrastrukturës si dhe vëmendje e veçantë do ti kushtohet kopshteve dhe shkollave.