Opozita bllokon foltoren, PS kalon ligjet, Mziu: Është strategji e PS-së. Kreshnik Hajdari, pasqyrë e kësaj mazhorance

Për deputetin demokrat Xhelal Mziu opozita po përballet me një strategji të mirëfilltë nga mazhoranca, e cila siç tha ai është ideatorja e tensioneve në sallën e seancave plenare.

Sipas tij, me këtë rrugë dhe duke na provokuar vazhdimisht ne si opozitë, i krijon kushtet vetes për të miratuar ligje pa debat dhe zhurmë, siç ishte ai dhënies të më shumë se 30 milionë euro Alcontrolit, që ishin para të sekuestruara të  Beketit.

“Është mazhoranca e interesuar të kalojë në heshtje projektligje që janë në dëm të qytetarëve. Ne si opozitë nuk e duam një gjë të tillë, por jemi të imponuar përballë kësaj situate”, u shpreh ndër të tjera Xhelal Mziu.

Në cilësinë e ish-kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu do të komentonte edhe vendimin e GJKKO-së për dënimin me burg të kryebashkiakut socialist të Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

“Ky lajm nuk është më i çuditshëm, pasi ka afro 10 vite që jemi mësuar me kryebashkiakët apo deputetët socialistë, që për shkak të ligjit të dekriminalizimit detyrohen të lënë mandatet, të dënohen apo të heqin dorë nga detyra e tyre.

Ndjej keqardhje si person, por në aspektin e frymës së krijuar në këto vite, ku është e pamundur nga mazhoranca që të kalojë në filtër kandidatët e saj para kandidimit, por kjo nuk është një pakujdesi, por një mënyrë e qëllimtë e kësaj mazhorance e cila i përdor këta njerëz për të marrë vota”, theksoi ndër të tjera ligjvënësi demokrat, Xhelal Mziu.

anila zyberaj xhelal mziu

EMISIONET