Numëruesi i katërt i 14 majit, KQZ: Do të ndahet mes Bashkë Fitojmë dhe PDIU me short
Koalicioni opozitar "Bashkë Fitojmë" do të ketë numërues vetëm në gjysmën e KZAZ-ve të vendit për numërimin e votës së 14 majit. KQZ vendosi që dy numërues do ti takojnë PS, 1 PD dhe i katërti do të ndahet mes koalicionit "Bashkë Fitojmë" dhe PDIU.
Koalicioni opozitar "Bashkë Fitojmë" ndonësë garon në 61 bashki, do të ketë numërues vetëm në gjysmën e KZAZ-ve
Në tryezën me 4 anëtarë, 2 prej numëruesve do ti takojnë Partisë Socialiste dhe i treti Partisë Demokratike.
Numëruesi i mbetur do të ndahet me short mes koalicionit "Bashkë Fitojmë" dhe Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet.
Kjo vendimmarrje përplasi Partinë e Lirisë me PDIU në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Për kryekomisionerin Ilirjan Celibashi shqetësimi i partive është i pajustifikuar.
Ndërkohë Kolegji Zgjedhor konfirmoi Qerim Ismailajn si kandidat të PS-së për bashkinë e Mallakastrës, duke rrëzuar ankimimin e Partisë Demokratike për vendimin e KAS të marrë më 19 Prill
Partia Demokratike kërkoi çregjistrimin e Ismailaj me argumentin se ai është dënuar me 6 muaj burg nga gjykata për falsifikim dokumentesh dhe për këtë arsye është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.