Nuk i futi në lista, socialistët ngrihen kundër Ramës: Shkodra s'është një tufë delesh që bariu idiot e çon ku t’i dojë qejfi

Nuk i futi në lista, socialistët ngrihen kundër Ramës:

Publikimi i listave të kandidatëve për anëtar të Këshillit bashkiak të Bashkisë Shkodër nga Partia Socialiste shoqerohet me pakenaqesi në radhët e socialistëve në Shkodër.

Një pjesë e këshilltarëve aktual të pakënaqur me përjashtimin nga lista, nisin të braktisin PS-në dhe mbështetjen ndaj kësaj force politike.

“Ju bëj me dije se largohem nga PS e Shkodrës të cilën e drejton injoranca dhe mediokriteti përfshij këtu edhe deputet apo ishdeputet . Kjo nuk është partia për të cilën kam kontribuar prej vitesh...

Unë jam dukagjinase dhe ndihem krenare për vendlindjen dhe prejardhjen time. PS e Shkodrës i ka përbuzë dhe masakruar

 dukagjinasit duke i lënë pa rrugë, pa drita e pa shërbimet minimale, me qellim që ata të largohen nga trojet e veta e të shpërndahen nëpër botë.

Me këtë strategji kanë menduar se e zhdukun " farën " e dukagjinasit ...

Ku kanë moral apo fytyrë drejtuesit e PS Shkoder të kërkojnë vota në Dukagjin , në një kohë kur në këshillin bashkiak këtë komunitet nuk e përfaqëson askush . Nuk besoj se dukagjinasi tenton të hapin një derë të mbyllur , se ai që e bën një gjë të tillë nuk është dukagjinas .

Ku kanë moral apo fytyrë drejtuesit e PS Shkoder të kërkojnë vota te KATOLIKËT e Shkodrës kur injorojnë dhe tallen me bësimin e tyre . Përfaqësimi i këtij komuniteti në këshillin bashkiak të Shkodrës është i papërfillshëm ( nga numri rendor 1- 13 nuk ka asnjë katolik).

Si kontribojnë këta drejtues idjotë në harmoninë fetare ? Si munden këta idjotë t'i zevendësojnë vlerat me antivlerat ? Nuk janë mediokër , as grek as italjan kotolikët e Shkodrës, por janë shqiptarë.

Këto poshtërsi e shumë të tjera i këto e kanë çuar dhe po e çojnë Shkodrën nga humbja në humbje . Shkodra nuk e meriton këtë... Shkodra nuk është një tufë delesh që bariu idiot e çon ku ti dojë qefi”, shprehet Tereze Brigja, këshilltare aktuale në këshillin bashkiak Shkodër  për PS-në.

 

ps shkodra socilaistët

Dokumenta bashkëngjitur

EMISIONET