Si "e theu" Salianji në Korçë Alibeajn, prapaskenat e unifikimit të opozitës. I komanduari i Bashës mbetet pa sigël në 14 maj

Si "e theu" Salianji në Korçë Alibeajn, prapaskenat e

Korça është qyteti i vetëm deri në këto momente ku Partia Demokratike e drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj, nuk do të ketë as kandidat dhe as listë për këshillin bashkiak.

Tërheqja e sotme duket që është paraprirë nga një presion i strukturave lokale dhe trysnia e kryesisë së PD në këtë qytet.

Në 27 Mars nën influencën e deputetit të zonës Salianji, ka pasur negociata dhe takime me të propozuarit për këshilltarë, kandidates së nxjerrë nga Primaret dhe Kryesisë.

Pas takimeve, Kryesia ka firmosur unanimisht për mosregjistrimin.

Pas këtij akti, PD e drejtuar nga Alibeaj ka kërkuar emra dhe njerëz pa përfaqësim, duke kërkuar njerëz jashtë strukturave, madje duke çuar sot dhe në përplasje me kandidatin Gjata dhe tërheqjen e këtij të fundit pasi u duk se u braktis nga kryesia e PD në Korçë.

enkelejd alibeaj salianji alibeaj

EMISIONET