“KOLEGËT” NUK I NDAHEN/ BKH-ja me “bekimin” e GJKKO-së rikthehet tek pronat e çiftit Veliaj - Xoxa, apartamenti përdorej si magazinë
Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve të tij.
Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës "Harabel" në zonën e ish-Bllokut, ambient që dyshohet se përdorej nga familjarët e kryebashkiakut.
Vendimi i gjykatës është ekzekutuar paraditen e djeshme nga agjentët e BKH, të cilët pas shume oresh kontrolli kanë administruar në këtë apartament dokumente, apo pajisje elektronike me vlerë për hetimin.
Në kontrollin e ushtruar një ditë më parë në një ambient të regjistruar si apartament që shërbente si magazinë, burime bëjnë me dije se janë sekuestruar disa kontrata që konsiderohen me vlerë për hëtimin e SPAK-ut.
Gjykata lejonte që kontrolli të bëhej me qëllim zbulimin, administrimin dhe sekuestrimin e provave që kanë lidhje me veprën penale duke përfshirë prova dokumentare dhe elektronike, pajisje elektronike, celularë, lap top apo kompjuter personal.
Për hetimet ndaj Veliajt janë thirrur në SPAK biznesmenë, si Elman Abule i cili është miku i tij i ngushtë si dhe bashkëshortja e tij Marisa Nito, të cilët sipas komunikimeve që ka në dorë SPAK, janë zbuluar marrëdhënie tregtare mes Ajola Xoxës dhe Marisa Nitos.
Xoxe, gruaja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, rezulton se ka përfituar disa transaksione bankare nga kompania e Marisa Nitos, bënë me dije burime në dijeni të fakteve. Transaksionet monetare në favor të Ajola Xoxës shkojnë deri në 180 mijë euro, sipas të njëjtave burime.
Kjo marrëdhënie tregtare me përfitime financiare mes sipërmarrëse Nito, dhe bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, ka shumë gjasa të rrezikojë edhe pozitën penale të Erion Veliajt, ndërkohë që është nën hetim nga SPAK-u.
AKUZAT E OPOZITES