Kushtetuesja shtyn seancën për Butrintin, Zhupa: Ka 13 shkelje për projektin! Gjykata të mbrojë identitetin kombëtar

Kushtetuesja shtyn seancën për Butrintin, Zhupa: Ka 13 shkelje

U mbajt sot seanca e parë në Gjykatës Kushtetuese për Parkun e Butrintit, pas një padie të bërë nga një grup deputetësh të opozitës, të cilët janë kundër dhënies me koncesion të kësaj trashëgimie kulturore.

Gjykata Kushtetuese vendosi shtyrjen e kërkesës për Butrintin me argumentin se 36 deputetët firmëtarë si palë në këtë çështje nuk kanë autorizimin për t’i përfaqësuar.

Diskutimi në sallë

Ina Zhupa: Kërkojmë që seanca të zhvillohet më 11 Korrik.

Gjyqtarja Olta Zaçaj: Per shqyrtimin e ceshtjes nevojiten 28 firma! Dakord per datën. Shihemi me 11 Korrik.

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, pak para nisjes së seancës, tha jashtë Gjykatës Kushtetuese, se pret nga kjo e fundit që të japë një vendim për të mbrojtur identitetin kombëtar. Po ashtu ajo tha se nga ky projekt ka 13 shkelje.

“Jemi në lidhje me kërkesën që kemi bërë, ndërsa përfaqësohemi nga zonja Metaliaj dhe zoti Spaho, ku do të paraqesin padinë e 36 deputetëve të opozitës për parkun e Butrinti. Uroj që palët të jenë prezentë dhe ministrja Margariti, që ta mbrojë dhe koncesionin e saj.

Uroj që të jenë prezentë dy Ceot e fondacionit amerikan-shqiptare. uroj që të jenë këtu që të thonë tezat dhe faktet e tyre, që të përballemi me argumente. Janë 13 shkelje me vendim gjykate, të konventave ndërkombëtare, asaj të Parisit dhe të Kartës së Qeverisjes vendore. Sot nisim me besimin e plotë se Gjykata Kushtetuese do të japë verdiktin për të mbrojtur identitetin kombëtar.”, tha Zhupa.

Ndërkohë, pyetjes se çfarë rrezikon Butrinti nëse gjykata nuk jep vendimin e pritur nga opozita, Zhupa iu përgjigj se:

“Ndërtohen në Butrint restorante, suvenire, bare në një zonë që është e mbrojtur. Hiqet kompetenca për të monitoruar pasurinë tonë kombëtare dhe i lihet në dorë një private.

Çdo gjetje që bëhet në Butrint do të tjetërsohet. Butrintit gjithashtu i hiqet nga kompetenca të gjithë organeve të shtetit. Konventa e Parisit ndalon që fondacionet të marrin në administrim, pra administrimi i pasurive në UNESCO duhet të jenë në administrim nga shteti.

Sot Butrinti ka 2 mln dollarë në arkat e veta të mbledhura nga qeveria shqiptare që do t’i kalohen si palë fondacionit të Butrintit pabarazia për Butrintin.”

ina zhupa koncesioni i butrintit mola luku butrinti gjykata kushtetuese zhupa

EMISIONET