Nis me debate Kuvendi/ Tabaku përplaset me Shalsin, Spaho kërkon llogari: Pse s'jam në asnjë delegacion?

Kuvendi zhvillon sot në seancë plenare interpelancë me ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, kërkuar nga deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, në lidhje me fondin e rindërtimit.

Në nisje të seancës, deputetja Jorida Tabaku ka kërkuar ligji për Buxhetin të kalojë edhe një herë për diskutim në Komisionin e Ekonomisë. Por nga ana tjetër Eduard Shalsi u shpreh se opozita e ka zakon që në moment të fundit të dalë me ndryshime.

Pjesë nga diskutimet në Kuvend:

Jorida Tabaku: Në mënyrë të gabuar duhej të kalonte për buxhetin, por kush po pyet për zbatim ligji. Pasi ku ligj u shqyrtua, pati diskutime të gjera në Komisionin e Ekonomisë dhe pati ndryshime thelbësore, në terma dhe përmbajte të ligjit. Ky ligj duhej të kalonte dhe një herë në Komision, duhet të rishikohet për sa i takon përputhshmërinë. Komisioni i Integrimit nuk është informuar për kalimin e tij. Kërkoj që ky ligj të ndjekë procedurën parlamentare dhe të diskutohet në komisionin e Integrimit dhe atë të Ekonomisë.

Eduard Shalsi: Ligji është depozituar në nëntor të 2022. E dyta, po bëhet praktikë dhe po më bezdis dhe në Komisionin e ekonomisë , që pas tre muaj tejet intensiv me grupet e interesit, në minutën e fundit dilni me disa propozime. Komisioni ka azhornuar të gjitha ndryshimet për të cilat ka pasur debat, por sot kemi një draft final. Nëse shërbimet e Komisionit të Integrimit kanë pasur shqetësime të tilla, po u jap praktikën e Komisionit të Ekonomisë. Pra aspekti procedural nuk pret ditën kur ligji do diskutohet në Kuvend, debatet konstruktive me të gjithë aktorët kanë qenë intensive. Ndaj nuk kemi se çfarë të ezaurojmë. Nuk kemi rënë dakord për gjithçka, edhe unë kam disa pikëpyetje, por ama tre apo katër muaj kemi qenë në diskutime intensive me të gjithë ata që kanë dashur të thonë një fjalë mbi ligjin.

Ndërkohë deputeti Edmond Spaho, i është drejtuar Kryetares së Kuvendit, me pyetjen se përse për dy vite nuk është i përfshirë në asnjë delegacion parlamentar apo grup miqësie.

Pjesë nga diskutimi: 

Edmond Spaho: Pse për dy vjet resht nuk jam i përfshirë në asnjë delegacion parlamentar dhe në asnjë grup miqësie? Apo ca janë dhe ca nuk janë?

Nikolla: I kemi shpallur delegacionet e përhershëm

Spaho: Nuk jam në asnjë delegacion

Nikolla: Janë bërë në bazë të grupeve parlamentare, por mund të bëni kërkesën tuaj dhe do t’i respektojmë

Spaho: I kam bërë kërkesat

Në seancën plenare të Kuvendit do të shqyrtohen disa projektligje dhe raporti i veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit (ERRU) për vitin 2022.

Projektligjet që do të shqyrtohen në Kuvend janë: Projektligji “Për tatimin mbi të ardhurat”. Projektvendim për një ndryshim në vendimin nr. 70/2021 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e Komisioneve të Përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar. Projektvendim për një ndryshim në vendimin nr. 70/2021 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e Komisioneve të Përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar.

kuvendi jorida tabaku edmond spaho tabaku shalsi spaho

EMISIONET