“Abuzuat me rindërtimin”, Ibrahimaj i kthehet Tabakut: Sot të gjithë duan të jenë si Thumana
Kuvendi zhvillon sot në seancë plenare interpelancë me ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, kërkuar nga deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, në lidhje me fondin e rindërtimit.
Gjatë fjalës së saj deputetja demokrate Jorida Tabaku akuzoi qeverinë se e ka përdorur këtë proces për të bërë fushatë dhe biznesme jetët dhe pasurinë e shqiptarëve.
Në përgjigjen e saj ndaj këtyre akuzave ministrja Ibrahimaj i cilësoi abuzime akuzat e tabakut, ndërsa theksoi se 8 muaj pas tërmetit Thumana është shndërruar në një zonë të mirëfilltë urbane. Ndërsa tha se të gjithë duan sot të jenë si Thumana.