Pasojat e vapës, psikologia: Kolegët kanë shtyrë pushimet për shkak të shtimit të numrit të pacientëve. Është rritur agresiviteti
Psikologia Sonila Jaupbashi në një intervistë por “Ora News” apeloi që në këto ditë të nxehta të verës t’i kushtojmë edhe më shumë vëmendje problemeve të shëndetit mendor, pasi siç tha ajo temperaturat e larta ndikojnë në sistemin mendor.
Gjatë bisedës Jaupbashi pohoi se në këtë periudhë ka një numër të shtuar të personave që kërkojnë ndihmë psikologjike dhe trajtim nga mjekët psikolog të tyre.
Jaupbashi deklaroi se temperaturat e larta a ndikojnë në stimulimin stresit, ankthit apo edhe depresionit. Nga ana tjetër ajo pohoi se ka shumë persona agresivë dhe që vuajnë nga ankthi.
Ndërkaq ajo theksoi se periudha e pandemisë ka ndikuar dhe shënjuar shumë sjelljen tonë, duke shtuar dhe numrin e rasteve.
Po ashtu, psikologia tërhoqi vëmendjen se valët e të nxehtit i shtojnë sjelljet dhe aktet e dhunshme, dhe këta persona duhet të drejtohen tek mjeku psikolog.
“Gjatë pandemisë dhe pas saj, janë shtuar nevojat për trajtimin e pacientëve nga psikologët.
Edhe ata psikologë që njoh unë që kishin parashikuar të bënin pushimet e verës, i kanë shtyrë ato për një kohë tjetër, pasi kanë pasur fluks të shtuar pacientësh.
Dhe ajo që duhet thënë është fakti se numri i personave që kërkojnë shërbimet e psikologëve janë shtuar shumë kohët e fundit.
Temperaturat e larta ndikojnë në sistemin mendor, ka shumë persona agresivë dhe që vuajnë nga ankthi.
Valët e të nxehtit i shtojnë sjelljet dhe aktet e dhunshme, dhe këta persona duhet të drejtohen tek mjeku psikolog. Por ajo që vihet re është fakti se është rritur agresiviteti i sjelljes së njerëzve.
Temperaturat e larta normalisht ndikojnë edhe në gjendrën tiroide dhe prodhimin e hormoneve të saj, ccka sjell më pas dhe ndryshim të sjelljes mendore.
Dhe përballimi i saj është në aftësinë e trupit dhe mendjes së njeriut për t’u përshtatur me ndryshimin e temperaturave.
I nxehti ndikon edhe tek prishja e orarit të gjumit për shumë njerëz, gjë që passjell dhe çrregullime të shëndetit mendor.
Nxehtësia gjithashtu mund të pengojë efektivitetin e disa ilaçeve që përdoren për trajtimin e sëmundjeve psikiatrike.
Sa i përket rolit të ushqimeve në këto ditë të nxehta në çrregullimin e shëndetit mendor, ushqimi është edhe melhem edhe helm.
Pra, mund të jetë i dëmshëm nga njëra anë, dhe një kurë shëruese nga ana tjetër.”, u shpreh ndër të tjera psikologia Sonila Jaupbashi.








