Nga data 1 prill rritet me 6000 lekë paga minimale. Rritje të menjëhershme dhe për ushtrinë
Pas mbledhjes së qeverisë ministrat e kabinetit qeveritar kanë njoftuar në lidhje me miratimin e disa ligjeve.
Ministrja Delina Ibrahimaj deklaroi se paga minimale do të rritet me 6000 lekë.
‘Pagat mesatare për sektorin privat janë rritur me 12.3%. Ka një rritje për 6000 lekësh, 17% më e lartë se paga që është në treg. Kjo pagë do ti atribuohet si sektorit privat dhe atij publik. Nga data 1 prill paga minimale do të rritje. Kjo ndihmë vjen në suport të këtyre bizneseve dhe numri i përllogaruar i përfituesëve të kësaj mase ëhstë rreth 30 mijë persona," tha ajo.
Ministri Niko Peleshi deklaroi gjithashtu se rritje do të ketë edhe për ushtrinë, vendim që hyn në fuqi menjëherë.
"Nga data 1 mars rritje pagash për të gjithë ushtarët nga ushtari bazë deri sipas gradave. Nga 55 mijë lekë, paga do të shkojë në 75 mijë lekë," tha ai.